Liverpool nuk ka ndërmend të ndalë serinë rekord të fitoreve në Premier League, duke hedhur një tjetër hap të sigurt drejt misionit për titullin kampion.

Edhe kur nuk ëhstë në ditën e saj më të mirë, skuadra e Jurgen Klopp arrin të fitojë, siç ndodhi në transfertën e fundit kundër Sheffield United, ku “Reds” morën maksimumin falë golit të vetëm të shënuar nga Wijnaldum.

Kampionët në fuqi të Anglisë, u përgjigjën nga distanca me fitoren 3-1 në transfertën kundër Everton. Ky ishte suksesi i dytë radhazi për të besuarit e Guardiolës, pas asaj humbje të rëndë ndaj Norwich, që e largoi nga kryesuesit.

Fundjava e Premier League i lejon Leister të kthejë në mëndje përrallën e tre viteve më parë.

“Dhelprat” janë ngjitur në vendin e tretë të renditjes pasi fitores së thellë 5-0 kundër Newscastle, por gjithsesi janë të vetëdijshëm për shanset e tyre, duke parë ecurinë e Liverpool dhe Manchester City. Te fitorja janë kthyer Tottenham dhe Chelsea.

Spurs qetësojnë pankinën e Pochettino me tri pikët e marra pas suksesit 2-1 në shtëpi kundër Southampton.

Frymëmarrje edhe për Frank Lampard në drejtim të Bluve të Londrës, që në “Stanford Bridge” mundën 2-0 Brighton për të kaprëcyer disa vende në renditjen e përgjithshme.

Flash Lajme

Më të lexuarat