Po luhen takimet e xhiros së dytë të fazës së grupeve të UEFA Champions League.

Në “Santiago Bernabeu”, Reali pret Club Brugge, në takimin e vlefshëm për grupin A.

Ndërkaq Atalanta mat forcat me Shakhtar Donetsk, duel i vlefshëm për grupin C.

Golat dhe rezultatet momentale:

Real Madrid-Club Brugge 1-2  (Ramos 56′ /Dennis 9′ 39′)

Atalanta-Shakhtar Donetsk 1-1 (Iliçiç 16′ (humbet penallti) Zapata 28′ / Moreas 41′ )

Pjesa e parë: Janë luajtur pjesët e para të xhiros së dytë në dy takimet e grupit A dhe atë C. Reali i Madridit i ka befasuar të gjithë, duke marrë dy shuplaka në 45 minutat e para nga Club Brugge. Belgët iu falën sulmuesit Dennis për të “thyer” spanjollët dhe për të shpresuar te një fitore historike në “Santiago Bernabeu”. Dy ishte numri i golave edhe në “Giuseppe Meazza”, aty ku shënuan nga një secila skuadër, Atalanta dhe Shkahtar Donetsk. Zapata kaloi në avantazh italianët, ndërsa Moraes vendosi baraspeshën.


Flash Lajme

Më të lexuarat