Manchester United nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri, teksa trajneri Solskjaer po mendon për të ardhmen. 3 janë kërkesat e strategu norvegjezë për të ardhmen: Ousmane Dembele (Barcelona), Timo Werner (Leipzig) dhe Moussa Dembele (Lyon).

“Djajtë e Kuq” kanë mbetur pa alternativa në repartin e avancuar pasi vendosën të shisnin Romelu Lukakun dhe të huazonin Alexis Sanchezin tek Interi. Trajneri norvegjez, ka zgjedhur tre futbollistët që ai beson se mund t’i çojë “Djajtë e Kuq” në nivelin tjetër.

Është e pamundur që ndonjë nga lojtarët e përmendur të mbërrijë me çmim të lirë në “Old Trafford”, pasi të tre kanë nënshkruar së fundmi kontrata e reja me klubet respektive. Manchester United nuk ka shënuar më shumë se një gol në ndeshje që nga sfida hapëse me Chelsea-n, ku realizoi 4 herë.

Anthony Martial ka qëndruar jashtë që nga muaji gusht për arsye dëmtimi, ndërsa Marcus Rashford dhe Mason Greenwood, nuk garantojnë në vazhdimësi gola dhe triumfe në ndeshje të mëdha.

Flash Lajme

Më të lexuarat