Lazio ka arritur një fitore shumë të rëndësishme 2-1 me përmby. sje ndaj Rennes. Skuadra franceze do të kalonte e para në avantazh në minutën e 55-të, me Jeremy Morel, cili befasoi Strakoshën me një goditje me kokë.

Inzaghi reagon duke hedhur në fushë Sergej Milinkovic-Savic dhe Immobile. Mesfushori serb do të shënonte një gol të bukur në minutën e 63-të, ndërkohë që në të 75-ën do të shërbente asistin për sulmuesin italian, i cili nuk falë në zonë.

Në duelet e mbrëmjes, Arsenali mposhti 4-0 Standard Liege. Gabriel Martinelli shënoi dy gla për 3 minuta në startin e ndeshjes, ndërkohë që emrat në listën e shënuesve i shkruan edhe Willock dhe Ceballos. /R.Lika-Koha Jone/


Flash Lajme

Më të lexuarat