Seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë së Veeriut në futboll, Igor Angellovski sot (e enjte) publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet kualifikuese kundër Sllovenisë (10 tetor në Shkup) dhe Polonisë (13 tetor në Varshava).

Në mesin e të ftuarve gjenden edhe Enis Bardhi, Egzon Bejtullai dhe Stefan Ristovski, edhe përkundër lëndimeve.
Bejtullai për arsye kartonësh nuk ka të drejtë loje me Slloveninë.

Pas gjashtë ndeshjeve të luajtura Maqedonia e Veriut ka tetë pikë dhe është në garë për vendin e dytë. Lider në grup është Polonia me 13 pikë, vijojnë Sllovenia me 11 dhe Austria me 10 pikë.

Flash Lajme

Më të lexuarat