Real Madridi nuk është në formën e duhur, më së miri e dëshmon fitorja e sotme me rezultat 4:2 ndaj Granada-s, në takimin e javës së tetë në elitën e futbollit spanjoll.

Reali avancoi me 3:0 por që në fund e rrezikoi edhe fitoren. Golat për Realin i realizuan Benzema (2′), Harard (45+1′) e Modriç (61′) e Rodriguez (90+2’) dhe për Granada-n Machis (69′-nga penalltia) e Duarte (78′).

Reali është në kreun e tabelës me 18 pikë, kurse Granada mban pozitën e dytë me 14 sosh.

Flash Lajme

Më të lexuarat