Kombëtarja shqiptare e 19-vjeçareve të femrave ka humbur edhe sfidën e saj të tretë në grupin 3 kualifikues për kampionatin europian duke i mbyllur këto eliminatore me 0 pikë dhe duke u eliminuar që në fazën e parë.

Pas disfatave të thella 8-0 ndaj Gjermanisë dhe 9-0 ndaj Portugalisë, Shqipëria këtë herë është mposhtur minimalisht 1-0 nga Azerbajxhani. Ndeshje që u vendos nga një gol i Deli në minutën e 72-të. Azerbajxhani me këtë fitore e mbylli grupin 3 në vendin e 3-të.

Flash Lajme

Më të lexuarat