Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport” në Itali, mbrojtësi i Napolit Elseid Hysaj do të qëndrojë një muaj jashtë fushave të lojës. Futbollisti i kombëtares sonë ka pësuar një frakturë në sternumit pas një dueli me Ansaldin, ku ra shumë keq në tokë.

Hysaj do të provojë që të fitojë hapësira pas rikthimit që parashikohet të bëhet rreth fillimit të muajt të ardhëm, por në këtë mënyrë ai rrezikon seriozisht që të mungojë edhe në sfidën e parë zyrtare në stadiumin e ri.

Kombëtarja mund të luajë më 14 dhe 17 nëntor në impiantin e ri, por vështirë se në atë kohë shkodrani do të jetë rikuperuar plotësisht nga dëmtimi. Mungesa e tij do të lërë një boshllëk në krahun e djathtë, teksa u përshtat mjaft mirë me skemën 3-5-2 të Rejës.

Flash Lajme

Më të lexuarat