Mbrëmja e së hënës ishte speciale për Cristiano Ronaldon, që arriti në kuotën e 700 golave në futbollin profesionist. Një sukses historik, që solli edhe reagime të shumta nga personazhe të ndryshme të futbollit.

Njëri prej tyre, Patrice Evra, nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për vullnetin e madh që ka portugezi për t’u bërë më i miri.

Futbollisti francez ka treguar humorin e tij, duke komentuar kështu: “Vëlla, ti ke shënuar më shumë gola sesa herët që kam shkuar unë në banjo përgjatë dy viteve”. Një koment që është shoqëruar me humor në rrjetet sociale.

Image result for evra ronaldo

Flash Lajme

Më të lexuarat