Rrjetet sociale janë shndërruar në një mundësi e artë fitimi për njerëzit më të famshëm në botë. Nga një studim i fundit i “Buzz Bingo”, që ka marrë në konsideratë të ardhurat nga postimet në Instagram gjatë 12 muajve të fundit, “yjet” e futbollit rezultojnë të jenë personat “VIP” që fitojnë më shumë para në rrjetet sociale.

“Mbreti” i Instagramit mbetet Cristiano Ronaldo, që me 975 mijë dollarë për një postim, i ka shtuar llogarisë së tij plot 47.8 milionë dollarë. Me thuajse gjysmën e kësaj shume ndjek Lionel Messi (23.3 milionë dollarë), që për një postim të sponsorizuar përfiton 648 mijë dollarë.

Në listën e 10 personazheve me përfitime më të mëdha nëpërmjet postimeve në Instagra, ku mbizotërojnë futbollistët, janë edhe Kendall Jenner, Selelna Gomez, Kylie Jenner dhe Khloe Kardashian.

Renditja e 10 VIP-ve të Instagramit:

Flash Lajme

Më të lexuarat