Real Madridi po planifikon të ofrojë shërbimet e Gareth Bale plus 90 milionë funte apo 105 milionë euro te Manchester Unitedi për mesfushorin Paul Pogba.

Pogba ishte në radarin e Realit gjatë gjithë verës së fundit, me mesfushorin që ka përshkruar një transferim të mundshëm në Bernabeu si “një ëndërr”.

Por, trajneri i Realit, Zinedine Zidane nuk ishte në gjendje të transferonte lojtarin e preferuar, pasi Unitedi qëndroi i fortë në çmimin e kërkuar prej 180 milionësh.

Sipas mediumit El Desmarque, Mbretërit janë përsëri gati për tu kthyer në kërkim të shërbimeve të francezit.

Tani Reali thuhet se do t’i ofrojë Unitedit shërbimet e yllit uellsian Bale plus 105 milionë euro në këmbim të Pogbas.

United deri më tani ka qenë i vendosur të mbajë Pogba, por kontrata e tij skadon në verën e vitit 2021, kështu që ata mund të joshen për të fituar para në verën e ardhshme nëse çmimi është i duhur.

Në garë për francezin është përfolur edhe klubi italian, Juventus, ndërsa për Bale thuhet se ka oferta nga klubet tjera të Ligës Premier.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All