Manchester United rikthehet te rezultatet negative në kampionat. “Djajtë e Kuq” kanë pësuar disfatën e katërt në këtë sezon, teksa sot janë mposhtur 1-0 në transfertën ndaj Bournemouth.

Skuadra e Solskjaerit do të befasohej nga një gol në fundin e fraksionit të parë i shënuar nga Joshua King. Sulmuesi i talentuar bën një rrotullim të bukur në zonë, dhe më një goditje në ajër arrin që të mposhtë portierin De Gea.

United kërkoi golin e barazimit në pjesën e dytë, por vendasit do të mbronin me fanazizëm rezultatin, që i ngjit në vendin e 6-të me 16 pikë. United ndërkohë mbetet në vendin e 8-të me 13 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All