Real Madrid nuk di të përfitojë nga humbja e Barcelona apo ndalesa e Atletico Madrid. Skuadra e drejtuar nga Zidane nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Real Betis.

Në “Santiago Bernabeo” vendasit krijojnë mundësi të mira shënimi në start, teksa gjetën golin me Hazard, por goli do të anulohej nga arbitri Sanchez, pas një pozicioni jashtë loje.

Madrilenët më pas krijuan shumë pak për të merituar fitoren. Merengues me këtë barazim ngjiten në vendin e dytë me 22 pikë, po aq sa Barcelona. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat