Vetëm 7 pikë të grumbulluara në 10 javët e para dhe humbja minimale 2-1 të dielën në “Bentegodi” ndaj Veronës, bëri që presidenti i Brescias Bruno Cellino të shkarkonte nga puna trajnerin Eugenio Corini, duke emëruar një strateg të ri.

Bëhet fjalë për ish kampionin e botës me Italinë në 2006-ën, Fabio Grosson, që duhet thënë se së fundi ka drejtuar pikërisht Veronën sezonin e kaluar në Serinë B, ku edhe u shkarkua në 1 maj, shumë pak javë para mbylljes së kampionatit.

Pas një karriere të gjatë si mbrojtës i majtë, Grosso filloi eksperiencën si trajner me të rinjtë e Juventusit, ndërsa më pas drejtoi edhe Barin e Veronën në Serinë B. Ky do të jetë shansi i parë për Grosson, që të drejtojë një skuadër në Serinë A.

Flash Lajme

Më të lexuarat