Portieri i Slavias së Pragës, Ondrej Kolar ishte një nga më të mirët dje në barazimin historik pa gola ndaj Barcelonës duke ndalur në disa rast yjet katalanas, por ai ka treguar se sjellja e tyre pas ndeshjes ishte aspak e mirë.

“Ter Stegen po më priste në tunel, që është diçka shumë e madhe për mua. Të dëgjoj komplimente nga një portier i tillë të jep ndjesi fantastike. Ishte eksperiencë fantastike, por disa nga lojtarët e tjerë…

Messi dhe të tjerët thjesht u larguan, madje disa prej tyre nuk shtrënguan as duart me ne. Ishte diçka e shëmtuar. Ne takuam lojtar të mëdhenj dhe donim të shkëmbenim fanellat, por ata nuk u sollën mirë”, deklaroi Kolar.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All