Tension i lartë jashtë stadiumit “San Paolo”, përpara stërvitjes së Napoli e hapur për të abonuarit. Jashtë hyrjes së impiantit ka shpërthyer tërbimi i rreth 150 ultrasve, që kontestonin skuadrën e Ancelotti, pas rebelimit në përfundim të ndeshjes së Champions League kundër Salzburg e vendimit për tu kthyer në shtëpi duke thyer grumbullimin.

Një parullë me shkrimin “Respekt!” u shpalos përpara vendit ku futeshin lojtarët. Mes koreve të kontestimeve më të përdorurat ishin ‘Meritojmë më shumë” e ‘Futbollistë mercenarë jeni ju’.

Ultrasit kanë kënduar “Vetëm fanella” e “Nxirrni në fushë të rinjtë”. Janë lëshuar tymuese e shashka. Në shënjestër kanë qenë lojtarët, por nuk është kursyer as presidenti De Laurentiis, duke filluar nga klasikja “Po fiton vetëm ti” që është tashmë një refren në “San Paolo” prej vitesh.

Napoli contestato al San Paolo dai tifosi: "Andate a lavorare"

Flash Lajme

Më të lexuarat