Erik ten Hag me shumë mundësi po kalon sezonin e fundit në krye të pankinës së Ajax. Sipas asaj që shkruajnë mediat holandeze, 49-vjeçari që arriti të rikthejë sërish Ajaxin në nivelet më të larta të futbollit në vend, por edhe në Europë, do të largohet në përfundim të këtij sezoni.

Për momentin nuk dihet destinacioni i ri i teknikut, por së fundmi kanë qarkulluar zëra që e shikojnë atë drejt Barcelonës, për të marrë vendin e Ernesto Valverdes.

Me shkarkimin e Niko Kovac nga Bayern Munchen pak ditë më parë, Ten Hag ishte i preferuari i gjermanëve, por vet holandezi e mohoi diçka të tillë duke deklaruar se do të vazhdojë të punojë me Ajax.

Flash Lajme

Më të lexuarat