Manchester United bën detyrën në “Old Trafford” ndaj Brightonit, duke fituar me rezultatin 3-1 dhe fituar një pozicion në renditjen e përgjithshme, ku tashmë mban vendin e 7-të.

“Djajtë e Kuq” kaluan në epërsi të dyfishtë brenda 20 minutave të parë, falë finalizimit Pereiras në të 9-ën dhe autogolit të Propper 10 minuta më vonë. Futbollistët e Brightonit reaguan në fillim të pjesës së dy me Dunk, por vetëm dy minuta pas shkurtimit të diferencës Marcus Rashfrod sigloi të tretin për Manchester United.

Në minutat në vijim e administroi me qetësi lojën, madje mund të kishte shënuar një sukses më të thellë nëse Rashford do të tregohej më i saktë në rastet që iu paraqitën.

Flash Lajme

Më të lexuarat