Elseid Hysaj nuk është lojtari i vetëm që do t’i japë lamtumirën Napolit.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka humbur vendin e titullarit te skuadra e Carlo Ancelottit dhe largimi shihet si zgjidhja më e mirë.

Por, Hysaj nuk është lojtari i vetëm që mund të largohet. Kriza e rezultateve ka sjellë një revoltë të vërtetë të tifozëve të Napolit, të cilët kërkojnë nga presidenca largimin e një numri të konsiderueshëm lojtarët.

Dries Mertens dhe Jose Callejon janë dy futbollistët që i skadon kontrata në fund të sezonit dhe largimi është i pashmangshëm. Inter ka shfaqur interes për belgun, teksa për spanjollin e ardhmja mendohet se është e destinuar për të qënë në Kinë.

Megjithatë, lista e gjatë e largimeve te Napoli nuk mbyllet këtu. Allan, Lorenzo Insigne, Faouzi Ghoulam dhe Kalidou Koulibaly janë me valixhe në duar, me Napolin që shpreson te oferta e duhur për të hequr dorë nga shërbimet e tyre.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All