LYON, FRANCE - NOVEMBER 27: Memphis Depay of Olympique Lyonnais looks on during the Group F match of the UEFA Champions League between Olympique Lyonnais and Manchester City at Groupama Stadium on November 27, 2018 in Lyon, France.
(Photo by Clive Rose/Getty Images)

Memphis Depay prej 2 sezonesh është duke zhvilluar paraqitje pozitive me skuadrën e Lyon në kampionatin francez të futbollit.

Për mesfushorin hollandez Milani kanë shprehur dëshirën për ta transferuar tulipanin. E megjithatë për të garantuar shërbimet e Depay më parë duhet bindur ekipi i Manchster United. Këtë fakt e ka konfirmuar Drejtori sportiv i skuadrës franceze, Juninho i cili është shprehur se “Djajtë e Kuq” do jenë skuadra e parë që do të pyetet nëse dëshiron rikthimin e sulmuesit në “Old Trafford”.

“Është e vërtetë se Manchester United ka opsionin për ta transferuar Mehpisin (Depayn. Këto gjëra ekzistojnë në futboll. Por, deri tani, nuk kemi pranuar ende asnjë ofertë. Sa herë që diskutohet për vazhdimin e kontratës, gjërat komplikohen mes palëve, por unë mendoj se ai është shumë i lumtur te Lyoni”, ka shtuar më tej drejtori i klubit francez.

Depay u largua nga United në vitin 2017 pas 18 muajsh me ekipin e “djajëve të kuq”, ish-lojatri i PSV nuk arriti të tregonte cilësitë e tij më të mira në kampionatin anglez.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All