• Kosova ka shënuar golin e parë në minutat e para të pjesës së dytë. Golin e ka shënuar sulmuesi Atdhe Nuhiu me një gol perfekt me kokë pas pasimit nga Vojvoda.

Kombëtarja e Kosovës nuk ka treguar lojë aspak të mirë në këtë pjesë loje në Plzen, duke krijuar vetëm një rast rreziku për vendësit, shkruan lajmi.net. Mesfusha dhe faza ofensive duken komplet jashtë sistemit, duke bërë kështu që të mungojë kreativiteti në lojën e Dardanëve. Performancë për lëvdatat më të mëdha ka treguar portieri Arijanet Muric, i cili regjistroi disa pritje fantastike. Gjatë kësaj pjesë-loje, Atdhe Nuhiu dhe Anel Rashkaj janë ndëshkuar me kartonë të verdhë. Dy lojtarët pritet të jenë prej të parëve që zëvendësohen nga ChallandesChallandes duhet të ketë ndonjë plan tjetër për pjesën e dytë.

Flash Lajme

Më të lexuarat