Ivan Rakitic nuk është në planet e trajnerit Ernesto Valverde dhe ky nuk është një lajm i ri te skuadra e Barcelonës. Këtë sezon mesfushori kroat ka pasur shumë pak hapësira në skuadër, duke humbur vendin e titullarit.

Katalanasit duan një lojtar me përvojë që e njeh mire edhe kampionatin dhe i preferuari i drejtuesve është Saul Niguez. Mesfushori spanjoll do të ishte përforcimi ideal për Barcelonën por nuk do të jetë e lehtë pasi lojtari ka njëkontratë të gjatë me “Los Colchoneros” dhe klauzola e tij është jo pak por 150 milionë euro.

Duke parë operacionin Griezmann, Barça e ka të qartë që vetëm përmes klauzolës mund të arrijë te objektivi Saul Niguez.

Flash Lajme

Më të lexuarat