Haaland është kthyer në një nga talentet më të spikatur në Europë. 19-vjeçari nuk di të ndalet në shënimin e golave, teksa këtë sezon ka shkëlqyer me skuadrën e Salzburgut.

Sipas medias norvegjeze “Dagbladet”, në rreshtin e parë është Manchester United, teksa kërkohet me ngulm nga Ole Gunnar Solskjaer. Prezenca e trajnerit norvegjez mund të jetë vendimtare për të bindur Haaland që të zgjedhë “Djajtë e Kuq”.

Të dy kanë punuar së bashku në nga viti 2017-2018 në Norvegji te skuadra e Molde, teksa tashmë Solskjaer dëshiron që ta ketë sërish në ekip, por në një kampionat prestigjioz si Premier League. Në garë për super talentin është edhe Juventus, që ka shfaqur interes konkret, madje është gati që të ofrojë shifrën e 80 milionë eurove për të bindur Salzburgun për ta lënë të lirë.

Flash Lajme

Më të lexuarat