Jadon Sancho ndihet i “poshtëruar, skeptik dhe i pambrojtur” te Borussia Dortmund ndaj dhe po planifikon te largohet nga skuadra gjermane. Trajneri i verdhezinjve Lucien Favre e zëvendësoi pas 30 minutash në “Allianz Arena” duke poshtëruar disi super talentin.

Sulmuesi u gjobit nga klubi pas një vonës në stërvitje, duke e shtuar edhe më shumë zemërimin e tij. Skuadra e mëdha europiane Barcelona, ​​Manchester United, Liverpool dhe Real Madrid janë gati që të përfitojnë për ta rrëmbyer.

Këtë sezon ai ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 9 asiste për shokët e tij në 17 ndeshje, ndërkohë që vlera e tij shkon në 100 milionë euro. /Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat