Zinedine Zidane nuk e mban të fshehtë dashurinë e tij për Kylian Mbappe.

Sulmuesi i PSG-së është kthyer në një objektiv konkret për Realin e Madridit. Por, një përgjigje ironike ka ardhur nga trajneri i kampionëve të Ligue 1, Thomas Tuchel.

Në konferencën për shtyp para sfidës së Champions League kundër Realit të Madridit, gjermani i ka mbyllur “derën” kalimit të Mbappe në “Santiago Bernabeu”.

“Unë nuk e di se sa shumë Zidane është i dashuruar me Mbappe, por ai është lojtari ynë më i rëndësishëm dhe ne jemi shumë të lumtur që ai është me ne. Nuk më shqetëson mua, sepse unë nuk jam shumë i interesuar,” tha fillimisht Tuchel.

Ndërkohë, pyetjes që kë preferon më shumë në skuadër mes Neymar dhe Mbappe, Tuchel “dribloi”.

“Nëse unë i përgjigjem kësaj pyetje do të më duhej të shkoja në hotel, të marr gjërat e mia, të marrë stafin tim dhe të largohem. Nuk mund të them nëse më pëlqen një lojtar më shumë se një tjetër,” theksoi ai.

Sfida mes Realit të Madridit dhe PSG është programuar për tu luajtur nesër në orën 21:00.

Ndërkohë, pas 4 xhirove të para, francezët janë kualifikuar me 4 fitore, teksa Reali shpreson te një rezultat pozitiv për të siguruar edhe matematikisht kalimin në raundin tjetër.

Flash Lajme

Më të lexuarat