Ballkani ka kaluar në raundin tjetër të Kupës së Kosovës ditën e sotme, teksa ka mposhtur Dritën me anë të penalltive. Megjithatë gjesti që ka bërë Ballkani, është më i rëndësishëm se sa rezultati i arritur ditën e sotme.

Ekipi kryesues në Kosovë ka vendosur që të gjitha të ardhurat nga biletat e shitura për ndeshjen e sotme ndaj Dritës, të shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Pikërisht kjo ishte njoftuar edhe ditën e djeshme nga klubi nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”, teksa ditën e sotme një numër i madh tifozësh ishin në stadium.

Flash Lajme

Më të lexuarat