Prestigjiozja gjermane “Bild” ka zbuluar një detaj të rëndësishëm norvegjezin Erling Haaland, që konsiderohet njw nga talentet më të mëdha të futbollit europian. 19-vjeçari ka një klauzolë në kontratë e tij, që e lejon të largohet nga ekipi austriak për 20 milionë euro që në muajin janar, ndërkohë që në tregun e futbollistëve vlera e tij është nga 50 nga 100 milionë euro.

Futbollisti në fjalë, i cili ka shënuar plot 27 gola në këtë fillim sezoni në të gjitha kompeticionet me Salzburgun, kërkohet nga emra të mëdhenj si Real Madrid, Juventus, Chelsea, Arsenal, Manchester United e deri te Borussia Dortmund.

Në Gjermani janë të sigurt se nga kjo situatë do të përfitojë Dortmnundi, që është në kërkim të një sulmuesi cilësor, i pranuar ky fakt edhe nga pohimi i shefit ekzekutiv, Hans-Joachim Watzke. Në Angli flasin me bindje se dëshira e Haaland është të luajë në Premier League, duke ndjekur gjurmët e të atit. Në garë është edhe Juventusi, që ka tentuar edhe gjatë verës së kaluar ta “rrëmbejë” djaloshin e ri.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All