Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, vendosi të zëvendësojë në fundin e ndeshjes Kylian Mbappe. Kampioni i Botës la fushën e blertë në minutën e 90-të, por nuk e priti aspak mirë zëvendësimin duke debatuar me teknikun e tij.

Gjermani pranoi se Mbappe nuk donte të largohej dhe është normale, por i qëndron ndërrimit që i bëri.

“Ishte minuta e 90′ dhe unë vendosa ta zëvendësoj. Është diçka që u harrua tani. Ishte vendimi im. Choupo e meritonte të luante. Askush nuk nuk dëshiron të largohet. Mbappe dëshiron të luajë gjithmonë. Nuk donte që ta zëvendësoja kundër Montpellier ose kundër Nantes”, deklaroi strategu gjerman.

Flash Lajme

Më të lexuarat