Rino Gattuso ashtu siç pritej është prezantuar zyrtarisht në krye të skuadrës së Napolit në një konferencë për shtyp. Presidenti De Laurentiis pasi ka falënderuar Ancelottin, i ka dhënë fjalën ish-trajnerit të Milanit, për të cilin ka thënë se nuk ka nevojë për prezantim.

“Në 10 vitet e fundit Napoli ka qenë protagonist në Itali dhe në Europë. Në kampionat nuk po kalon një moment të mirë, por është një ekip i madh. Për herë të parë me presidentin jam takuar të dielën në orën 21:00 në zyrat në Filmauro, kanë qenë 12 ore me hapa para dhe pas.

Me Ancelottin kam folur gjatë javës. Kanë qenë dy ditë të vështirë. E dija që duhet të sqarohesha me Carlon, i cili tregoi edhe njëherë se është një baba i futbollit. Në momente të vështirë në këto vite, e kam telefonuar për ndihmë. Edhe njëherë më ka konfirmuar atë që është. Një njeri i madh. Nuk ka krahasim, ai ka fituar gjithçka në botë. Unë jam i ri, duhet të tregoj shumë dhe shpresoj që të bëjë atë që ka bërë ai. Ndoshta dhe 10 për qind.

Objektivi? Kjo skuadër nuk mund të jetë jashtë Europës, Championsit. Të shohësh këtë ekip në vendin e 7-të të krijon një ndjesi të çuditshme. Të gjithë me kokën ulur dhe të pedalojmë, vetëm kështu mund të dalim nga kjo situatë”, deklaroi Gattuso. /R.Lika-Koha Jone/

Tags:napoliRino Gattuso

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All