Ylli i Barcelonës, Frenkie de Jong, beson se Premierliga angleze është një nivel më lart se La Liga, për shkak të intensitetit shumë të lartë të lojës.
De Jong është duke e shijuar një fillim të shkëlqyeshëm të jetës në ligën elitare spanjolle, pasi iu bashkua Barçës nga kampioni i Eredivisie, Ajax, gjatë verës së kaluar, transmeton Gazeta Express.


Për 22-vjeçarin u përfol se do t’i bashkohej kampionit të Premierligës, Manchester City, para se ta kompletonte kalimin në Barcelonë për 75 milionë euro.
Mesfushori holandez e pranon se dikur kishte menduar se La Liga ishte liga më e fortë në botë.

Flash Lajme

Më të lexuarat