Drita jeshile duket se është fikur tashmë. Arturo Vidal nuk do të shkojë te Interi. Të paktën këtë shkruan gazeta katalanase “Sport”, e cila në faqen e parë të saj pohon se kiliani do të jetë pjesë e Barcelonës edhe për gjysmën e mbetur të sezonit.

Sipas saj, menaxheri i Barcelonës i ka komunikuar lojtarit se nuk ka për qëllim ta largojë nga klubi, duke i mbyllur kështu derën një kalimi të tij te Interi. Zikaltërit ishin skuadra e vetme që kishin shfaqur interes për 32-vjeçarin, i cili nuk po merr minutat e mjaftueshme në “Camp Nou”. Vidal është një njohje e vjetër e trajnerit, Antonio Conte, që e kërkonte ish yllin e Juventus dhe Bayern Munich me patjetër në “Guiseppe Meazza”.

Flash Lajme

Më të lexuarat