Mario Balotelli merr dënimin e radhës. Gjykata Sportive në Itali ka marrë vendimin pas ofendimeve ndaj arbitrit në sfidën Brescia-Cagliari, ku edhe u ndishkua me karton të kuq.

Futbollisti italian do të duhet të mungojë ndaj Milanit dhe Bolognas, për t’u kthyer pas dy javësh në fushë.

Ai gjithashtu duhet të paguajë edhe 10 mijë euro gjobë.

SuperMario mori të verdhë dhe më pas ofendoi arbitrin me një “shko pirdhu” duke dalë më pas nga fusha e lojës.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All