Florian Kamberi ka bërë një hap të madh në karrierë, teksa kaloi nga skocezët e Hibernian te Rangers. Sulmuesi shqiptar është shfaqur mjaft i lumtur për këtë aventurë të re, teksa edhe në intervistën e parë të dhënë, është shprehur se ka qenë një ëndërr që të luante për ekipin që drejtohet nga Xherard.

Deklarata e Kamberit nuk i ka pëlqyer tifozëve të Hibernian, teksa një nga ta është edhe bukuroshja Jane Park. Ajo njihet si një nga tifozet më të zjarrta të Hibernian dhe nuk i ka kursyer kritikat për sulmuesin shqiptar, me të cilin më parë është folur se ka pasur edhe një lidhje, ndonëse nuk është bërë asnjëherë publike.

Nëpërmjet një postimi në “Tëitter”, bukuroshja skoceze ka shkruar: “Ti je një gomar në fushë dhe në shtrat. Rrugë të mbarë budalla”, duke iu referuar deklaratës së parë të Kamberit te Rangers.

Flash Lajme

Më të lexuarat