Manchester United mposht Chelsea-n brenda në Stamford Bridge në supersfidën e javës së 26-të të Premier League dhe e bën më të ashpër se kurrë garën për vendin e 4-t në kampionatin anglez.

Vijon momenti jo i Chelsea-t që në 4 ndeshjet e fundit nuk njeh fitore dhe ka grumbulluar vetëm 2 pikë në Premier League ndërkohë United në krahun tjetër u rikthye te suksesi pas 2 humbjesh dhe 1 barazimi.

Në fundin e pjesës së parë Anthony Martial me një goditje të bukur me kokë mposhti Caballeron dhe kaloi në epërsi “Djajtë e Kuq”. Në fillimin e pjesës së dytë me Zouma por goli i tij u anulua për një faull të kapitenit Azpilicueta.

Fitoren e Manchester United e vulosi Harry Maguire në minutën e 66-të pas asistit të Bruno Fernandes. Shtylla pak para fundit i tha jo golit të Chelsea-t pas tentativës nga goditja standarte e Mount.

Me këtë fitore United e ngushtoi në vetëm 3 pikë diferencën me Chelsea-n e vendit të 4-t, me Blutë e Londrës që ndjejnë edhe presionin e Tottenham që ka vetëm një pikë më pak.

Flash Lajme

Më të lexuarat