Mbrëmja e sotme e Champions League rezervon emocione të mëdha. Edhe pse në Itali situata nuk është aspak e qetë për shkak të Coronavirusit, Napoli do të presë yjet e Barcelonës.

Skuadra e Gattusos ka treguar se mund të jetë një makth për ekipet e mëdha, pasi këtë sezon ka mundur Liverpoolin dhe Juventusin.

Një gjë të tillë e ka evidentuar edhe trajneri i blaugranëve, Setien, teksa i druhet jo pak skuadrës italiane. Në “San Paolo”, Messi është pritur si hero gjatë ditës së djeshme, por në fushë pritet një duel i ndezur. Katalanasit kanë shfaqur shumë probleme në mbrojtje këtë sezon dhe një gjë të tillë do të kërkojë që ta shfrytëzojnë edhe napolitanët.

Image

Emocione të shumta rezervon edhe dueli që do të luhet në Londër, mes Chelsea-t dhe Bayernit. Skuadra e Lampard ka treguar këtë sezon se mund t’i bëjë keq çdo kundërshtari me talentet që ka në dispozicion. Në krahun tjetër Flick beson te eksperienca e Levandoëskit, talenti i Coutinhos dhe befasia e Gnabry-it.

Blutë e Londrës synojnë që të marrin një rezultat të pastër në takimin e parë, ndërkohë që bavarezët shkojnë me synimin për të realizuar të paktën një gol. Mes panikut të virusit që ka pushtuar edhe Europën, Championsi është eventi i duhur për të rikthyer sado pak gëzim te dashamirësit e këtij eventi magjik. /R.Lika-Koha Jone/

Tags:barcelonaChampionsnapoli

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All