Bayern Munchen ka shkatërruar me rezultatin 0-3 Chelsean në Londër. Një ndeshje e dominuar nga gjermanët që detyruan Willy Caballeron të nxirrte 3 herë topin nga rrjeta e tij. Lampard e nisi ndeshjen me eksperimente në formacion dhe nuk i dolën të sakta.

Pjesa e parë nuk dhuroi shumë në fushën e lojës, pasi të dy ekipet menduan më shumë për mbrojtjen. Chelsea nuk rrezikoi dhe Bayerni po studionte kundërshtarin. Taktikë që i funksionoi gjermanëve, pasi menjëherë pas pushimit e nisën me vrull.

Gnabry dërgoi topin në rrjetë në minutën e 51′. Ai mori një top fantastik nga Lewandowski dhe konkretizoi aksionin e mirë të ekipit të tij. Furia e miqve nuk u ndal aty, pasi vetëm 3 minuta më vonë, Gnabry realizoi sërish. Gjermani mori një top të mirë brenda zone dhe me të majtën përshëndeti rrjetën.

Chelsea mori një goditje të madhe dhe nuk po reagonte. Bayerni e shfrytëzoi mjaft mirë këtë gjë dhe Robert Lewandowski shënoi golin e 0-3 pas një vrapimi të çmendur të Davies. Kanadezi e nxori shokun e tij të vetëm me portën dhe shtatlarti nuk mund të gabonte. Bayerni është thuajse i kualifikuar me këtë rezultat, ndërsa Chelsea do të shkojë në Allianz Arena për të respektuar garën, pasi shanset janë minimale.

Barcelona ka barazuar 1:1 me Napolin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve të martën në San Paolo, duke e krijuar një përparësi sado pak të favorshme për të kaluar në çerekfinale.

Dries Mertens shënoi për epërsinë e Napolit, por Antoine Griezmann me një gol në pjesën e dytë i siguroi Barcelonës një barazim të vlefshëm në San Paolo para ndeshjes së kthimit në Camp Nou pas tri javësh, raporton Gazeta Express.

Flash Lajme

Më të lexuarat