AC Milan po përgatitet për ndeshjen e nesërme kundër Genovas në San Siro.

Për këtë ndeshje Milan pritet të llogaris edhe në shërbimet e Lucas Biglia.

Lojtari argjentinas mori pjesë në të gjithë seancën stërvitore më herët sot, e cila u mbajt në San Siro.

Pas një mungese të gjatë nga lëndimi, mesfushori i njohur është përsëri në aksion për kuqezinjtë.

Në fakt, ai do të përfshihet në skuadër për ndeshjen e së nesërmes.

Duke marrë parasysh që Rade Krunic është gjithashtu i dëmtuar, Biglia pritet të jetë në dispozicion të Stefano Piolit për ndeshjen kundër Genovas.

Ndeshja do të luhet pas dyerve të mbyllura, do të thotë se asnjë tifoz nuk lejohet në stadium.

Prandaj, seanca trajnuese u mbajt atje sot, në mënyrë që të merrni një pamje si do të tuket ndeshja pa tifozë.

Flash Lajme

Më të lexuarat