Presidenti ishte dje në Shkoder. Pas takimeve të tjera ai bashkë me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi kanë vizituar mbrëmjen e djeshme edhe legjendën e Vllaznisë, ish-futbollistin Sabah Bizi e familjen e tij.

Meta thotë se ka kaluar një mbrëmje të jashtëzakonshme në shoqërinë e tyre, ndërsa i ka kërkuar nipit të Sabah Bizit, Sabionit, edhe ai tepër i talentuar në futboll, të ecë në hapat e gjyshit, për ta bërë sërish të madhe Vlazninë.

Ja se ç’shkruan Meta:

Një mbrëmje e jashtëzakonshme në Shkodër, me Legjendën Kuqezi, Sabah Bizin dhe familjen e tij të mrekullueshme.
Legjenda frymëzon shumë fëmijë për t’u bërë si ai.
Une dje takova dhe Sabionin, nipin e tij, tepër i talentuar dhe me ëndrra të mëdha për futbollin.
Bëjeni Vllazninë përsëri të Madhe si atëherë!

Flash Lajme

Më të lexuarat