Një futbollist dhe një anëtar i skuadrës së Fenerbahces kanë dalë pozitiv me koronavirus. Përmes një njoftimi, skuadra turke ka bërë të ditur se dy pjesëtaret e klubit janë të infektuar me këtë pandemi.


Megjithatë, skuadra nuk ka dhënë emrat e të infektuarve dhe nuk dihet kush është futbollisti me koronavirus.

“Lojtarët, stafi teknik dhe stafi administrativ i Ekipit tonë të Futbollit A kanë kaluar testin e koronavirusit në Samandıra Can Bartu Facilities. Në këto ekzaminime është gjetur koronavirus (COVID-19) te një futbollist dhe të një anëtar i stafit teknik”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë se pjesë e Fenerbahces është edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Flash Lajme

Më të lexuarat