Kryetari i bashkisë së Bergamos, Giorgio Gori, e ka etiketuar përplasjen e Ligës së Kampionëve të Atalantës me Valencian si një “bombë biologjike”, pasi beson se shkaktoi përhapjen e koronavirusit në Itali dhe Spanjë.

Atalanta luajti si ekip vendas ndaj ekipit spanjoll në San Siro më 19 shkurt me 44,000 tifozë që i mbështetën në Milano. Gori beson se ndeshja është një nga faktorët kryesor pse Bergamo është krahina më e goditur, me 6.728 raste të konfirmuara.

“’Ndeshja ishte një bombë biologjike. Në atë kohë ne nuk dinim se çfarë po ndodhte. Nëse virusi tashmë po qarkullonte, dyzet mijë tifozë që shkuan në San Siro ishin infektuar. Askush nuk e dinte që virusi po qarkullonte midis nesh. Shumë vëzhguan lojën në grupe dhe kishte shumë kontakte [midis tifozëve] atë natë. Virusi kaloi nga një person te tjetri”, deklaroi kryetari i bashkisë së Bergamos. /R.Lika-Koha Jone/

Yjet e parë të skuadrës së Atalanta festojnë në San Siro në Milano pas fitores së tyre 4-1 ndaj Valencisë

Tags:atalantapërhapjaValenciavirusi

Flash Lajme

Më të lexuarat