Gazeta “Tuttosport” së fundmi ka publikuar një shkrim për futbollistët që janë ndëshkuar më shumë gjatë këtij sezoni. Në Itali, rekordmenti është afrimi më i ri i fillim sezonit, Ismael Bennacer, i ardhur si një nga futbollistët më premtues.

Futbollisti franko-algjerian ka marrë 12 kartonë të verdhë në 20 ndeshje në të cilat është aktivizuar. Pas tij qëndrojnë De Roon, Bani i Bolognas, Nandez i Cagliarit, apo Romero dhe Mancini me nga 10 ndëshkime.

Në Europë, është vetëm një futbollist që ka të njëjtën numër kartonësh. Bëhet fjalë për mesfushorin e kombëtares sonë, Klaus Gjasula, i cili aktivizohet te skuadra e Paderborn.

I njohur me epitetin “Gladiatori”, ai është një nga futbollistët që i jep më shumë ekuilibra skuadrës së tij, sigurisht duke marrë ndonjë karton më shumë. /R.Lika-Koha Jone/

Tags:karton te verdheKLaus Gjasulamesfushori

Flash Lajme

Më të lexuarat