Arsenali del nga karantina dhe bëhet klubi i parë që nis stërvitjen pas pezullimit nga Covid-19 që nga 13 marsi. Skuadra e Mikel Artetës ka nisur përgatitjet duke respektuar kushtet e sigurisë, nga ruajtja e distancës, te stërvitja individuale.

Vetëm 5 futbollistë janë lejuar në secilën nga 10 fushat e kompleksit sportiv për një periudhë prej një ore. Brighton pritet që të jetë skuadra e tyrë që do të nistë përgatitjet.

Sipas mediave angleze plani i kryeministri Johnson, është që kampionati të nisë më 8 qershor dhe të përfundojë në fund të korrikut. Stërvitjet në grup do të lejohen që nga data 18 maj, teksa gjithçka sigurisht që do të bëhet me dyer të mbyllura. /R.Lika-Koha Jone/

Tags:arsenalizolimiPremier League

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All