Atalanta ka konfirmuar zyrtarisht se portieri Marco Sportiello është rikuperuar nga koronavirusi.

Sportiello ishte futbollisti i parë i Atalantas që u infektua me COVID-19, derisa ai rezultoi pozitiv më 20 mars dhe pas një muaji, ai rezultoi prapë pozitiv, shkruan Zëri.info.

Bergamo ka qenë ndër zonat më të prekura në Itali nga koronavirusi, por lajm i mirë është se Sportiello tashmë është shëruar.

“Atalanta njofton se portieri Marco Sportiello i testuar dy herë brenda 48 orësh, ka rezultuar negativ për koronavirus”, thuhet fillimisht në njoftimin e klubit.

“Futbollisti do të kontrollohet edhe në ditët në vazhdim dhe mund të nis me aktivitete fizike individuale në vijim”, thuhet më tej. /Zëri.info

Flash Lajme

Më të lexuarat