Miroslav Klose rikthehet të Bayerni i Mynihut, ku luajti për katër sezone në periudhën 2007-2011. Sigurisht që në nuk bëhet fjalë si futbollist, pasi 41-vjeçari është tërhequr prej katër vitesh nga futbolli i luajtur, por si ndihmës i trajnerit i Hansi Flick.

Futbollisti gjerman do të nisë punën te bavarezët më 1 korrik dhe do të jetë e vlefshme deri më 1 korrik 2021, për një sezon.

“Ndihet shumë mirë, e pres me shumë dëshirë detyrën. Njehem me Hansi Flick që kur ishim së bashku në ekipin kombëtar gjerman. I besojmë njëri-tjetrit, si profesionalisht ashtu edhe personalisht. Për mua ky është hapi tjetër në karrierën time si trajner. Shpresoj që të mund të përdor përvojën time për të dhënë një kontribut të rëndësishëm për të ndihmuar Bayernin të arrijë objektivat sportive”, deklaroi Klose.

Tags:GjermanMiroslav Klosesulmuesi

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All