Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique beson se është e drejtë që La Liga të përpiqet që të përmbyll sezonin 2019/20 në fushë edhe nëse zhvillohen pa tifozë.

Kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje, Barcelona ka një avantazh të vogël prej dy pikësh ndaj Real Madrid dhe sipas Pique do të ishte ‘e shëmtuar’ të mos i luanin ndeshjet e mbetura.

“E kuptoj dëshirën e La Ligës për të provuar dhe mbaruar sezonin sepse ka shumë ndeshje”.

“Neve nuk na pëlqen të luajmë pa tifozë, por anulimi i sezonit pa luajtur kaq shumë ndeshje edhe pse jemi në krye, do të ishte i shëmtuar. Ka kuptim atë që po bënë La Liga”, ka thënë Pique për Movistar.

Sipas Pique koha për tu përgatitur është e vogël dhe kërkon më shumë kohë që të shmangen lëndimet.

Flash Lajme

Më të lexuarat