Nga 18 maji, lojtarët do të jenë në gjendje të stërviten në kampet e tyre, ndërsa pa tre jave, nga 7-8 qershori, ata do të jenë në gjendje të luajnë ndeshjet e mbetura të sezonit.

Por mbetet të mësohet se si Federata e Futbollit e Maqedonisë dhe klubet e Ligës së parë do të gjejnë zgjidhjen nëse kampionati do të vazhdojë.

Një gjë është e qartë se nga 7-8 qershor deri në 20 korrik, kur është dhe ai afati i fundit për të përfunduar kampionati, temperaturat në vendin tonë gjatë pasdites arrijnë deri në +40 gradë celsius.

Dhe kjo do të jetë sfida më e madhe, nëse do të ketë vërtet futboll, dhe nëse do të ketë, atëherë a ka gjasa që sezoni 2019/20 do të luhej deri në fund, ose vetëm katër xhiro.

Të mos harrojmë se deri në fund kemi edhe dy ndeshjet gjysmëfinale dhe finalen e Kupës. Nuk ka asnjë afat për dy Ligat e Dytë, ato mund të luhen edhe në gusht, por edhe atëherë do të jetë nxehtë.

Në Maqedoni ekzistojnë vetëm dy ose tre stadiume ku mund të luahen ndeshjet në termi të mbrëmjes dhe ky do të jetë një problem i madh.

Kjo është arsyeja pse do të duhet të diskutohet midis FFM dhe klubeve nëse do të mundë të gjendet një mes se si do të rifillojë sezoni. Qëndrimi i disa klubeve deri më tani, të paktën siç mësohet jo-zyrtarisht, ishte të “mbyllej” sezoni kështu siç është.

Por gjithsesi takime dhe diskutime pritet të ndodhin në vazhdum, për të mësuar se çka do të ndodhë me futbollin në vendin tonë.

Flash Lajme

Më të lexuarat