Sulmuesi i Juventusit Gonzalo Higuain, pranon se do të donte të përfundonte karrierën e tij te Rivar Plate.

Higuain tani lojtar i Juventusit, ka një lidhje të veçantë me skuadrën e tij të parë në Argjentinë, River Platen, nga e cila ishte transferuar në Evropë në vitin 2007, kur iu bashkua Real Madridit.

“River është një klub që më dha gjithçka, duke më lënë që të zhvillohem kur Real Madrid më bleu, por tani nuk e di se çfarë do të ndodh. Mendja ime është këtu (në Torino)”, ka deklaruar 32 vjeçari, përcjell lajmi.net.

“Ekipi i Gallardo është shumë emocionues, ata kanë shumë cilësi, forcë, gjithçka”.

“Unë do të mendoj të kthehem në River për t’u pensionuar”, ka shtuar Higuain.

Higuain ka kontratë me Juventusin edhe për një vit, dhe nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e tij pas përmbushjes së saj./Lajmi.net/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All