Frosinone's Camillo Ciano (R) reacts during the Italian Serie A soccer match Frosinone Calcio vs SS Lazio at Benito Stirpe stadium in Frosinone, Italy, 4 February 2019. ANSA/FEDERICO PROIETTI

Në Itali nuk kanë dyshime, Seria A do të rifillojë në datën 20 qershor.

Në datën 28 maj do të mbahet edhe takimi i rëndësishëm mes institucioneve sportive dhe kryeministrit të Italisë, Xhuzepe Konte, ku pritet të zyrtarizohet edhe data 20 qershor për rifillimin e një nga kampionateve më të rëndësishëm në botë.

Mediat italiane raportojnë se është arritur akordi total, duke shuar çdo dyshim. Kujtojmë që UEFA ka vendosur ultimatum që kampionati të mbyllet më datë 20 gusht dhe Kupa e Italisë ka afat deri në fund të atij muaji.Skuadrat italiane ndërkohë prej javësh kanë nisur stërvitjet për tu përgatitur sa më mirë dhe shpejt për fazën e fundit , që pritet të rezultojë më e vështira e sezonit edhe për shkak të kushteve fizike dhe temperaturave të larta.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All