Më 9 mars ishte dita e fundi kur në futbollin italian luhej një ndeshje zyrtare futbolli. Tashmë jemi më 12 qershor dhe sërish do të kemi fatin e mirë që do të shohim duelin Juventus-Milan për Kupën e Italisë.

Pas 95 ditësh pritje dhe ankthi, futbolli më në fund në vendin fqinj do të rikthehet, edhe pse me portat e mbyllura.

330 persona janë të lejuar që të futen në stadium, sigurisht me leje speciale dhe me kontrolle të rrepta. Një tjetër risi do të jenë edhe 5 zëvendësimet, apo për të mos harruar edhe faktin që nuk do të ketë shtesa në sfidat e kthimit në Kupë.

Si Juventus dhe Milan kanë pak dilema në lidhje me formacionin që pritet të hedhin në fushën e lojës. Douglas Costa-Dybala dhe Cr7 do të jenë në fushë nga njëra anë, ndërkohë që në krahun tjetër Pioli do të jetë i detyruar që t’i besojë Rebic në mungesë të të skualifikuarit, Ibrahimovic. Ndeshja do të startojë në orën 21:00. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All