Barcelona po mendon për transferimin e sulmuesit të Napolit, Dries Mertens.

Kontrata e yllit belg me Napolin do të skadojë në fund të sezonit, megjithëse raportet sugjerojnë se ai është i vendosur të nënshkruajë vazhdimin e saj, asgjë ende nuk është konfirmuar.

Gjigantët katalan janë në kërkim të një sulmuesi, dhe sytë kanë hedhur drejt yllit të Interit, Lautaro Martinez.

Por, nëse vazhdojnë të mos arrijnë një marrëveshje me Interin dhe nuk mund të paguajnë klauzolën e tij prej 111 milionë euro, kampionët e La Ligas do të provojnë transferimin e Mertens.

Dries Mertens te Napoli është transferuar në vitin 2014 nga PSV, dhe në 226 paraqitje, ka shënuar 90 gola./Lajmi.net/

Flash Lajme

Më të lexuarat